Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një municion të dyshimtë të zbuluar në Mitrovicën e Jugut, pas një kërkese të Policisë së Kosovës. Në ka marrë pjesë njësia finlandeze e KFOR-it, e specializuar për trajtimin e mjeteve të pashpërthyera. Në njoftimin zyrtar të KFOR-it thuhet: KFOR-i ka dedikuar ‘ekipet e EOD’, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të trajtuar mjetet e pashpërthyera dhe të gatshëm për t’u përgjigjur kur kërkohet. KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja e KFOR-it erdhi si përgjigje e shpejtë për të garantuar sigurinë e banorëve lokalë dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga municioni i dyshimtë. Ekipet e trajnuara të KFOR-it kanë kryer operacionin e asgjësimit me profesionalizëm të lartë, duke eliminuar çdo kërcënim të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …