Misioni i NATO-s në vendin tonë – KFOR, ka bërë të ditur se dje trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre në Kosovë. “Njësia përbëhet nga regjimenti i 5-të i këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë italiane. Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Këto trupa do t’i zëvendësojnë rezervat që largohen në Greqi dhe Bullgari.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …