KFOR LMT-20 -Viti, përsëri ndihmon QKMF-në e Vitisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është ndihmuar sërish nga ekipi i KFOR-it që gjendet në këtë komunë. Sipas Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë në këtë qendër, KFOR LMT-20 përsëri ka dhënë një donacion të çmuar për QKMF-në. “Falënderoj KFOR-in për këtë donacion të çmuar. Kësaj radhe ata na kanë ndihmuar me një sasi të konsiderueshme të mjeteve për shërbimin e urgjencës, përfshirë barelë, mjete për imobilizim të këmbëve, set për kirurgji të vogël, gazëra, fasha elastike, set pediatrik emergjent, mjete për gjinekologji, paterica si dhe pajisje tjera që shërbejnë në punën e përditshme”, u shpreh Dr. Kadolli-Halili. Ajo falënderoj KFOR-in në emër të personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti, si dhe të qytetarëve për ndihmën e dhënë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka QKMF me LMT-KFOR-in ndër vite, pasi që regjimenti i KFOR-it ka përkrahur edhe më herët QKMF-në me pajisje mjekësore dhe trajnime të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …