KFOR: Ne po e monitorojmë situatën dhe po bashkëpunojmë ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë

KFOR-i ka njoftuar se janë duke monitoruar situatën dhe duke bashkëpunuar me liderët në Beograd dhe Prishtinë. Në deklaratën e lëshuar, më tutje bëhet thirrje për përmbajtje dhe zgjidhjen e çështjeve me anë të dialogut konstruktiv. “Ne po e monitorojmë situatën dhe po bashkëpunojmë ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për ta ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri! Shprehni mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe kërkoni kompromise!”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …