KFOR-i ka konfirmuar se është duke monitoruar nga afër situatën në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. KFOR-i thotë se po i vazhdon operacionit si përgjegjësi i tretë i sigurisë. Tutje konfirmohet se gjatë javës së kaluar janë kryer afër 500 aktivitete në tërë Kosovën, “për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”. “Si zakonisht KFOR-i po e monitoron situatën me vëmendje dhe në koordinim të ngushtë me Institucionet e Kosovës dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …