Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

KFOR: Ushtarët amerikanë do të zhvillojnë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Komunën e Mitrovicës Jugore

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë do të zhvillojnë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Komunën e Mitrovicës Jugore. Në njoftim është thënë se për shkak të sigurisë rruga ngjitur në zonën e stërvitjes do të ndërpritet gjatë gjithë aktivitetit stërvitor. Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore. Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga Garda Kombëtare e ShBA-së dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitë ajrore”. Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”, është thënë në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …