Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR: Vendimet për Urën e Ibrit duhet të merren përmes dialogut politik dhe duhet të jenë të koordinuara

Autoritetet e i KFOR-it, kanë deklaruar se çdo vendim lidhur me    Urën mbi Lumin Ibër, në Mitrovicë,  duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. KFOR-i bën thirrje që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në rajon. Në deklaratën e KFOR-it theksohet përkushtimi, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të paanshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe patrullimet e rregullta dhe prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër. Kjo deklaratë vjen pas takimit të Kryeministrit Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, ku u diskutua hapja e urës së Ibrit.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: emërimi i Demo Berishës, spektakël pa legjitimitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj formimit të …