KFORI trajnon stafin shëndetësorë të QKMF-së në Viti rreth interpretimit të drejtë të EKG-së

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në koordinim me KFOR-in nga Regjimenti në Bondsteel sot kanë realizuar një trajnim për stafin shëndetësorë  të kësaj qendre  të mjekësisë familjare. Tema e trajnimit ishte “Interpretimi i drejtë i EKG”,  dhe u organizua në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe është i akredituar nga ODA e Mjekëve të Kosovës. Përndryshe, ky trajnim është mbajtur ne shkollën fillore të mesme të ulët“ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, në bashkëpunim me përgjegjësit e kësaj shkolle.  Drejtoresha e Shëndetësisë Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderuan KFOR-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm në sektorin e shëndetësisë si dhe Kapitenin Dr.Hassan Khan për mbajtjen e trajnimit të sotëm.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …