Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro. Bajrami ka thënë se granti ka vlerën 7 milionë euro dhe do të implementohet përmes shkollave profesionale. “Ky është projekt i rëndësishëm për ne. Gjermania ka avancuar shumë në lidhjen mes shkollimit dhe tregut të punës kurse ne vendi që çalojmë. Ky projekt nga vjen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim dhe do të implementohet për 6 vjet. Do të jetë projekt me trajtime që të rritet punësimi i të rinjve. Në emër të MAShTI-it dhe të të gjithë të rinjve të Kosovës dua të falënderoj qeverinë gjermane dhe bankën për Gjermane për Zhvillim”, tha ministrja Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …