Keshilli Gjyqesor i Kosoves

KGJK: Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregullore Nr. 03/2022 për Procedurën e Rekrutimit,

 

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregullore Nr. 03/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes  dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë  të Gjykatave

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 13 prill  2022.

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. 03/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes  dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë   të Gjykatavedrafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e  kësaj  Rregulloreje. 

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …