Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vërejtur se në disa media është ngritur çështja e mos përzgjedhjes së kryetarëve së Gjykatës së Apelit dhe gjykatave të tjera. Prandaj, përmes kësaj komunikate njofton se procesi do të filloj brenda muajit mars dhe do të përfundoj gjatë muajit prill. Këshilli njofton se ka pasur vonesa në caktimin e intervistave për shkak se disa kandidatë për kryetar të gjykatave nuk e kanë pasur të përfunduar procesin e vlerësimit të performancës, procesi i cili tani është përfunduar, por KGJK njëkohësisht ka kërkuar opinion nga Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) për disa kandidatë nëse potencialisht zgjedhja e tyre do të përbënte konflikt interesi. KGJK vlerëson se janë krijuar të gjitha këto parakushte që të fillohet me procesin e intervistimit të kandidatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …