Khodorkovsky Communications Center, që drejtohet nga opozitari i Kremlinit e që jeton në ekzil, Mikhail Khodorkovsky njofton se përderisa për pandeminë, Rusia ka planifikuar të shpenzoi 128 milion euro, për propagandë parasheh të shpenzon 645 milion euro. Khodorkovsky Communications Center, e cila drejtohet nga Mikhail Khodorkovsky një biznesmen në ekzil, që kishte ikur nga ndjekja e Kremlinit si kundërshtar i presidentit aktual Vladimir Putin, njofton gjithashtu se shifra e të vdekurve nga kovidi në Rusi janë shumë më të larta se sa ajo që njofton Qeveria. Kjo qendër njofton se sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë ruse të Statistikave (ROSSTAT), gjatë muajit shtator, nga kovidi në Rusi kanë vdekur rreth 44 mijë persona, që është numër dukshëm më i madh se sa ai që e paraqet Qeveria. Edhe organizata tjera joqeveritare kanë njoftuar kohë më parë se numri i të vdekurve nga koronavirusi është më i madh se sa ai që po paraqitet nga Kremlini zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …