Kienzler: Kosova për ndërkombëtarët është vetëm laborator eksperimental

Drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler, ka shfaqur habinë e saj ndaj reagimeve lidhur me keq parkingun e një veture të EULEX-it në vendin tonë. Ajo ka shkruar se reagimi i madh ndaj parkimit të gabuar ndaj një veture të EULEX-it është interesant pasi kjo mënyrë e parkimit nuk është individuale por tregon se si trajtohet për vite me radhë Kosova nga komuniteti ndërkombëtar. “Pse u bë bujë rreth një parkimi të gabuar të veturës së EULEX-it? Kërkimfalja e EULEX-it për sjelljen nuk ka kuptim. Nuk është absolutisht sjellje individuale – situata simbolizon mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka trajtuar Kosovën që nga lufta: një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë”, ka shkruar drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …