KIESA merr pjesë në takimin e organizuar nga OECD

Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), po marrin pjesë në takimin e radhës në Paris, i cili është organizuar nga OECD dhe në mbështetje të Komisionit Evropian. Në këtë takim do të paraqiten të arriturat dhe sfidat e zbatimit të raportit të Konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”. Po ashtu gjatë në takim janë diskutuar temat të rëndësishme që kanë të bëjnë me implementimin e 17 dimensioneve të raportit “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”. Takimi në fjalë njëherësh i paraprinë përgatitjes së raportit dhe hapave që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t’i ndëmarrin për të përmirësuar më tutje politikat zhvillimore për NVM-të, të cilat do të vlerësohen në raportin e radhës, që do të publikohet nga OECD-së në vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka …