Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit nga Rusia

Kievi zyrtar ka raportuar se të paktën 500 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë janë plagosur që nga nisja e pushtimit nga Rusia. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar më tutje se këto të dhëna nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse. Radio Evropa e Lirë kujton se muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9 mijë e 396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe 16 mijë e 646 të tjerë janë plagosur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …