Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët, në aspektin e rregullimit të infrastrukturës, si dhe me qëllim të rritjes së sigurisë së përgjithshme, Komuna e Malishevës, ka rregulluar ndriçimin në fshatin Kijevë (rruga kryesore) si dhe në dy rrugë në qytetin e Malishevës.
Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, gjatë javës që kemi lënë pas, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në Kijevë, ku rregullimi i ndriçimit ka qenë i domosdoshëm dhe kërkesë e banorëve, pasi Kijeva është një nga vendbanimet më të frekuentuara, sepse shërben si qendër për shumë fshatra, si dhe ka shumë nxënës të cilët vijojnë mësimin e mesëm, në shkollën profesionale.
Po ashtu, me kërkesën e vazhdueshme të banorëve të qytetit të Malishevës, përkatësisht banorëve të rrugës “William Walker” dhe të rrugës “Jahir Mazreku”, është rregulluar ndriçimi edhe në këto dy rrugë.