leoni

Klimkin: Arsyeja pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën ka të bëjë me Rusinë

Po qëndron për vizitë zyrtare ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, i cili ka pranuar se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë. “Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Por në qëndrimin tonë, në asnjëherë nuk kemi bllokuar asnjë përpjekje të Kosovës për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare.  tha Klimkin. Por ministri Bushati lidhur me këtë rast ka thënë “Të krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe asnjë lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet”, u shpreh Bushati. Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e Jashtëm nënshkruan marrëveshjen e për heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …