Kim Jong

Kim Jong Un u zotua sot se do të vazhdojë t’i dërgojë Amerikës paketa dhuratë të testeve bërthamore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua sot se do të vazhdojë t’i dërgojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një paketa dhuratë  të testeve bërthamore dhe raketore pasi Uashingtoni konfirmoi se Pheniani e kishte testuar me sukses raketën e parë balistike ndërkontinentale. Ai tha se raketa është e aftë të nisë një bombë atomike, duke shtuar se nisja e raketës ishte një “dhuratë” për Ditën e Pavarësisë së amerikanëve. Kryetari i Koresë së Veriut reagoi menjëherë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri thirrje për të rritur presionin ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut pasi ai konfirmoi se raketa ishte e llojit, raketë balistike ndërkontinentale. Fill pasi  Tillerson përshkroi testimin e raketës si një përshkallëzim të ri të kërcënimit nga Koreja e Veriut, Amerika  dhe Koreja e Jugut organizuan një manovër ushtarake të kombinuar që kishte për qëllim dërgimin e një paralajmërimi të fortë Phenianit, duke gjuajtur me breshëri raketash në Detin Lindor. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …