Kim Mehmeti

Kim Mehmeti: Partitë politike shqiptare janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët

Publicisti Kim Mehmeti ka thënë se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni kanë të përbashkët faktin se partitë politike janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato. “Po, Shqipëria ka filluar t’i ngjajë një plantazhi të kanabisit, që mbijeton nga paratë e drogës, Kosova është bërë vend ku të rinjtë presin radhë për të shtegtuar në Perëndim dhe ushqehet me paratë e mërgatës, shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të hanë bukën e vet, si me qenë në shtëpi të huaj!”, ka thënë Mehmeti, “Por megjithatë, ka diçka që i bënë të njëjta të gjitha ‘Shipëritë’ tona: partitë politike në to janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato! Kuptohet, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!”, ka deklaruar Mehmeti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …