leoni

Kim Mehmeti

Kim Mehmeti; Qysh se ekziston si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit e saj të ndihmuar nga vasalët shqiptarë

Analisti dhe shkrimtari, Kim Mehmeti, në një postim të tij ka shkruar se  jo vetëm tani por qysh se ekziston ajo si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit maqedonas të ndihmuar nga vasalët shqiptarë. Dhe ai vasalitet kurrë nuk ka qenë kaq i dukshëm sa sot, kur atë e përbëjnë ‘motrat’ e përdala politike të vëllazërisë së ‘VLEN-it’. Dhe jo nga sot, por qysh se kanë filluar të bëhen pjesë e qeverive maqedonase, pushtetarët shqiptarë kanë bërë çmos që të jenë sa më promaqedonas e sa më properëndimorë, duke harruar se votën e kanë marrë nga populli i vet për të qenë vetëm sa më pro shqiptarë. Dhe mbase kurrë si sot, përfaqësuesit shqiptarë nuk i janë frikuar gjithaq sunduesit maqedonas sa këto paçavuret e VLEN-it, të cilët edhe kur gazetari i pyet nëse e dinë përmendsh himnin shqiptar, për të dëshmuar se janë promaqedonas të denjë, ata përgjigjen se atë e dini pjesërisht?! Apo pohojnë se një ndër gjuhët më të vjetra në botë – gjuha shqipe, është vetëm e përkthyer nga gjuha maqedonase, e kodifikuar jo më larg se para disa dekadash!? Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha; Çarmatosja e popullatës është një hap për t’i hapur rrugë imponimit të marrëveshjeve, që prekin integritetin

Analisti, Hisen Berisha, ka shkruar s e fushata për identifikimin, dënimin dhe heqjen e armëve …