Motra e kryetarit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, zonja Kim Yo-jong ka kritikuar vendimin e Amerikës për të dërguar tanke në Ukrainë. Sipas saj, pas këtij vendimi qëndron qëllimi djallëzor i amerikanëve për të arritur objektivin e tyre hegjemonist dhe për të shkatërruar Rusinë. Unë nuk dyshoj se çdo pajisje ushtarake me të cilën mburren Amerika dhe Perëndimi do të digjet në copa përballë shpirtit të paepur luftarak dhe fuqisë së ushtrisë dhe popullit heroik rus, tha ajo, duke shtuar se Koreja e Veriut gjithmonë do qëndrojnë në të njëjtën llogore me Rusinë. Ky reagim nga Koreja e Veriut u kumtua pasi kryetari amerikan Joe Biden bëri të ditur se do të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë, duke përmbysur argumentet prej muajsh të Uashingtonit se ato mjete ishin shumë të vështira për t’u mirëmbajtur nga vendasit. Koreja e Veriut, ashtu sikur Rusia dhe Siria njohin pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone tashmë të aneksuara të Ukrainës Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …