Kina dhe Rusia kundërshtojnë vendosjen e sistemit të avancuar amerikan të mbrojtjes raketore në Korenë Jugore

Kina dhe Rusia kundërshtojnë vendosjen e sistemit të avancuar amerikan të mbrojtjes raketore në Korenë Jugore

Kina dhe Rusia e kundërshtojnë fuqishëm vendosjen e mundshme të sistemit të avancuar amerikan të mbrojtjes raketore në Korenë Jugore. Derisa janë rritur tensionet nga kërcënimi atomik i Koresë Veriore, Uashingtoni dhe Seuli, javën e kaluar i kanë filluar bisedimet për vendosjen e sistemit të sofistikuar THAAD. Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha pas takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Moskë, se vendosja e këtij sistemi në Korenë Jugore, do t’i “dëmtoj interesat strategjikë të sigurisë së Kinës dhe Rusisë” dhe me gjasë çon në “garë të re të mundshme të armatimit”. Lavrov tha se vendosja e sistemit do të ishte një reagim i tepruar. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se vendosja e mundshme është nxitur nga sjellja provokuese e Koresë Veriore. “Nuk e di nëse do të vendoset, por nëse po, nuk ka arsye për rusët dhe kinezët të shqetësohen për të, pasi ai është krejtësisht i natyrës mbrojtëse”, tha John Kirby.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …