Kina do ta kapërcejë Amerikën, për t’u bërë kështu ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028, parashikon një raport i ri. Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se menaxhimi “i aftë” i pandemisë COVID-19 në Kinë, do ta thellojë rritjen ekonomike në këtë vend, krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Në raport po ashtu thuhet se India pritet të bëhet ekonomia e tretë deri në vitin 2030. Edhe pse Kina ka qenë vendi i parë që është goditur nga virusi korona ajo e ka vënë sëmundjen shpejt nën kontroll, me veprime të shpejta dhe të rrepta, duke mos pasur nevojë t’i përsërisë izolimet ekonomike, siç kanë bërë disa vende të Evropës. Si rezultat, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje për 2% këtë vit. Ekonomia amerikane, në anën tjetër, është goditur rëndë nga pandemia, sa u përket shifrave. Mbi 18.5 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 330,000 kanë vdekur. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …