Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me pushtimin e Ukrainës, thanë më 8 mars agjencitë amerikane të inteligjencës. “Pavarësisht kritikave botërore lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Kina do të mbajë bashkëpunimin diplomatik, të mbrojtjes, ekonomik dhe teknologjik me Rusinë. Po ashtu do të vazhdojë të tentojë ta sfidojë SHBA-në, edhe pse e kufizon mbështetjen e publikut”, thanë agjencitë e inteligjencës në një raport të dërguar te Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan. Raporti që flet për kërcënimet botërore për sigurinë e SHBA-së gjerësisht përqendrohet në kërcënimet nga Kina dhe Rusia. Aty thuhet se Kina do të vazhdojë të përdorë ushtrinë e saj dhe asetet e tjera te rivalët në Detin e Kinës Jugore dhe do të përdorë veprimet e bëra më 2022, që mund të përfshijë fluturime të tjera dhe lëshime të raketave drejt Ngushticës së Tajvanit. Në raport po ashtu u tha se Rusia nuk dëshiron që të ketë konflikt me SHBA-në dhe NATO-n, por lufta në Ukrainë bartë “një rrezik të madh” që kjo të ndodhë dhe ka “potencial real” që dështimet ushtarake ruse në Ukrainë të lëndojnë reputacionin e presidentit rus, Vladimir Putin, në skenën e politikës së brendshme.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …