Kina ka miratuar vaksinën kundër virusit korona, Sinopharm e cila është efektive 80 për qind

Kina ka miratuar vaksinën kundër virusit korona, Sinopharm e cila është efektive 80 për qind

Kina ka miratuar vaksinën Sinopharm e cila është efektive 80 për qind. Enti Rregullator i Kinës miratoi për përdorim vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik shtetëror Sinopharm, njoftuan zyrtarët lokalë. Sinopharm tha se vaksina e saj e koronavirusit është 79,34 për qind efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës 3. Tashmë në këtë fazë të pandemisë janë 5 vaksina që po përdoren për të luftuar koronavirusin, Pfizer, Moderna, Sputnik V dhe dy të tjera që janë miratuar së fundmi të AstraZeneca dhe Sinovac.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …