Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Xhi siguroi Qeverinë kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan dhe inkurajoi autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje, si dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën jug-lindore. Ai theksoi se, marrëveshja “e rëndësishme” e firmosur për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë partneritet dhe shprehu bindjen se ky lehtësim do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë. Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi. Për vitin 2016, Kina renditet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …