Kina u ndalon banorëve ngrënien e mishit të qenve, maceve, gjarprit, bretkosës dhe breshkës

Kina u ndalon banorëve ngrënien e mishit të qenve, maceve, gjarprit, bretkosës dhe breshkës

Në Kinë u ndalohet banorëve e tij të hanë mish qeni dhe maceje përmes një ligji të ri novator, në vazhdën e frenimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Aktivistët e kafshëve kanë kërkuar që qeveria kineze ta ndalojë konsumimin e kafshëve shtëpiake për vite me radhë dhe marrëveshja e re është e para e këtij lloji në vend. Legjislacioni u miratua dy ditë më parë nga ligjvënësit në Shenzhen, një qytet me rreth 13 milionë njerëz dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj, sipas një njoftimi të qeverisë. Një grup bamirësie përshëndeti kalimin si një “vendim historik” sa i takon mbrojtjes së kafshëve në Kinë. Festivali vjetor i mishit Yulin Dog është një nga festivalet më të diskutueshme në Kinë. Në të vriten dhe gatuhen mijëra qen e mace dhe hahen nga vendasit. Përveç qenve, rregulloret tashmë ndalojnë mishin e gjarprit, bretkosës dhe breshkës nga tryeza e darkës. Vendimi vjen në kohën kur Kina ndaloi të gjithë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra, një praktikë që besohet të jetë përgjegjëse për epideminë vdekjeprurëse të virusit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …