Për të pestën herë me radhë, FSK është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë. “Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, para mediave bëri prezantimin e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017, për institucionet e sigurisë në vend. FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88. “Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …