OJQ-të mercenare, në luftë për ta paraqitur Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it

KIPRED: Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, sikur kanë kërkuar parterët ndërkombëtarë

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, siç janë duke kërkuar partnerët e saj ndërkombëtarë edhe pse vendimi është i ligjshëm. Peci ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilat janë duke kërkuar me ngulm shtyrje të afatit. Si qytetar i apeloj Qeverise së Kosovës për shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave ilegale të poseduesve të veturave në ato të RKS-së, përkundër faktit që vendimi i saj është legal dhe legjitim. Këtë çështje duhet ta zgjedhim në partneritet të plotë me ShBA-në dhe BE-në, dhe nuk ka rrugë tjetër më të mençur. Nëse veprojmë ndryshe, jam i bindur që do të ballafaqohemi me një situatë të ngjashme me shtatorin e vitit te kaluar, por këtë herë ajo do të jetë shumë me e paparashikuar. Nuk kemi nevojë që të rrezikojmë jetën e policëve tonë, kur gjërat mund të rregullohen edhe pa masa policore, dhe atë në bashkëpunim me perëndimin”, ka shkruar Peci.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …