Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirby, ka deklaruar se qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës dhe Ballkanit nuk ka ndryshuar. Duke folur për “Zërin e Amerikës”, si reagim mbi një artikull redaksional të gazetës Uashington Post”, ku është raportuar se kryetari Biden ka ndjekur politikën e mbështetjes së Aleksandër Vuçiqit në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia, konsideron se ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim.
Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, ShBA-ja ka shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, ka theksuar artikulli i gazetës amerikane, Uashington Post.