Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirby, duke folur për Tanjug ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shtrohet pyetja për BE-së, përse pesë vende të saj nuk e kanë njohur. Ndërsa duke folur për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, në rast se Beogradi zyrtar orientohet drejt Kremilini, Kirbi ka thënë se Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por duhet parë natyrën e atyre marrëdhënieve. Njerëzit këtu mendojnë se Rusia është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Serbisë dhe jo Bashkimi Evropian. Sipas të dhënave zyrtare, dhe jo sipas medieve, të cilat e anashkalojnë këtë temë, Serbia nuk ka fituar asnjë dollar donacion falas nga Rusia ndërsa ka fituar 1 miliardë dollarë donacione falas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne u kemi dhënë 1 miliardë falas dhe askush nga ju nuk flet për këtë, por flisni për “bombat” tona. Duhet të shikoni realitetin e jo mitet, ka porositur ambasadori amerikan, Michael Kirby.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …