Kisha Ortodokse serbe i gëzohet vendimit të Kushtetueses

Kisha Ortodokse serbe i gëzohet vendimit të Kushtetueses

Dioqeza e Rashkës përmes një kumtese për medie ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit në kontestin e hapur tash sa kohë me Komunën e Deçanit. “Dioqeza e Rashkës-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe shpreh kënaqësinë e saj mbi padinë e finalizuar dhe vendimin e institucionit më të lartë gjyqësor i cili është arritur në bazë të fakteve konkrete. Gjykata Kushtetuese provuar kompetencën e saj dhe gatishmërinë për të bërë një gjykim të paanshëm i cili e ka mbrojtur në mënyrë të përhershme të drejtat pronësore të Manastirit mbi tokën e tij”, thuhet në komunikatën e kësaj dioqeze. Vendimi për për të cilin bëhet fjalë është prona 24-hektarëshe, e cila kalon përfundimisht nën juridiksionin e Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …