Kisha Ortodokse Shqiptare, në krye me At Nikollë Xhufkën, i ka shkëputur marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe

Kisha Ortodokse Shqiptare, në krye me At Nikollë Xhufkën, i ka shkëputur marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe

Kisha Ortodokse Shqiptare, në krye me At Nikollë Xhufkën, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se i ka shkëputur marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe. Në njoftimin zyrtar  thuhet se  Kisha Shqiptare mallkon Kishën Serbe dhe udhëheqësin e saj.  Me vendim Kanunor  të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishën serbe dhe kreun e saj, Patriarkun, Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Kisha Ortodokse Shqiptare, është autonome dhe nuk ka të bëjë me Kishën Ortodokse të antishqiptarit grek Janullatos,  mikut të fortë të Ilir Metës e Sali Berishës,  i cili e ka greqizuar një pjesë të  besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe ka përdhosur Kishën Autoqefale  Shqiptare të Fan Nolit, të cilin e kanë pasuar At Nikollë Marku dhe  tani At Nikollë Xhufka, një prift i vërtetë shqiptar,  fetar dhe kombëtar.

At Nikollë Xhufka është një prift atdhetar shqiptar, pasues i denjë i krishterimit burimor, i traditës  dhe trashëgimisë autoktone fetare ilire-arbërore-shqiptare që nga koha apostolike dhe pas apostolike.

Ai sot përfaqëson të vetmen digë fetare kombëtare të krishterimit burimor, (të ADN-së fetare e kombëtare të Fan Nolit),  që ka mbizotëruar te të gjithë shqiptarët deri në ndarjen e Kishës dhe Perandorisë Romake në vitin 1054. Është prift që krenohet me fenë dhe kombin. E them me përgjegjësi se është kleriku më kombëtar se do prift  tjetër shqiptar ortodoks apo katolik.

Shkëputja e marrëdhënieve me Kishën Serbe, e cila në radhë të patë është kishë në shërbim të politikës  nacionaliste e hegjemoniste serbe dhe sllave, përgjithësisht,  është një akt sublim fetar dhe kombëtar,  që duhet përshëndetur nga të gjithë shqiptarët, veçmas nga shqiptarët në Kosovë, të cilët për afër një shekull kanë vuajtur nën regjimet barbare,  serbe e sllave. Kisha Serbe ka bekuar dhe i bekon kriminelët që kanë kryer apo kryejnë akte mizorie kundër kombeve dhe feve të tjera.

Të lumtë, At Nikollë Xhufka!

Ke ndërmarrë një vendim të duhur fetar e kombëtar.

E ke mbështetjen edhe të besimtarëve myslimanë në Kosovë, e përgjithësisht,  në treva, por edhe të atyre katolikë.

Mbi të gjitha e ke mbështetjen e shqiptarëve të vërtetë, atdhetarë,  kudo qofshin ata.

Ahmet Qeriqi

  1. 9. 2023

Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …