Xhamia e Madhe

Kisha serbe dhe Katedralja ndërtohen pa leje të komunës së Prishtinës, xhamia lejen po e pret qe 18 vjet

Në kohën kur Kosova po trajtohet si shtet xhihadist nga Serbia dhe mbetjet e Serbisë në Kosovë,  ka filluar fushata kundër ndërtimit të një Xhamie të Madhe në Prishtinë. Fillimisht fushata ka nisur me peticione, pastaj me interpretime për e kundër të jugo-gazetarëve dhe analistëve, për ta zemëruar edhe Myftiun e Kosovës i cili zakonisht jep fjalë të mëdha plot qe 18 vjet për ndërtimin e xhamisë. Ai ka thënë për mediet  se nuk dëshiron të komentojë fare peticionin e disa anëtarëve të shoqërisë civile lidhur me kundërshtimin e tyre për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, por qëndron prapa deklarimeve që i ka dhënë në intervistën e fundit në RTK, ku ka thënë se xhamia do të ndërtohet pa leje nëse Komuna nuk e lëshon një dokument të tillë. Është vështirë e besueshme se në Kosovë mund të ndërtohet një xhami e përmasave të tilla pa lejen e komunës, po të jetë kishë serbe, leja merret në Beograd, dhe nuk pyetet fare komuna e Shpend Ahmetit, po të jetë Katedrale, leja merret në Vatikan, pa pyetur kënd, madje duke  prishur në themele një shkollë kombëtare që kishte bërë emër për 70 vjet, por për xhami ndryshon puna. Përpjekja e ndërtimit të Xhamisë në Prishtinë pa lejen e Komunës pëson fatin e  xhamisë në Zemun,  afër  Beogradit, e cila u rrënua   më 26 maj 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …