Mediet vendore shqiptare në Mal të Zi njoftojnë kanë bërë të ditur se dje kryeprifti i Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije, i cili është i lidhur shumë ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe me qendër në Beograd, me një grup prej afro150-vetash ithtarë vizitoi fshatin Kalanë e Shasit me qëllim që të mbante ceremoni fetare në gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit, njërës prej 365 kishave që thuhet se ekzistonin dikur aty në Shas. Kjo nuk është hera e parë që elementë të Kishës Ortodokse serbe janë përpjekur që, që në vitet e fundit, të vizitojnë këtë vend historik për shqiptarët, me qëllim për të përvetësuar jo vetëm gërmadhat e sotme por edhe historinë që ato bartin gjithnjë për Kombin shqiptar. Sidoqoftë, pas një përleshjeje me dhjetëra banorë vendas që donin të bllokonin vizitën e kryepriftit serb në atë zonë, policia e lejoi atë që të shkonte deri tek Kisha e Shën Gjonit në Shas, por nuk e lejuan të futej brenda për të kryer një ceremoni fetare, ashtu siç kishte në plan, ka bërë të ditur portali, Ulqinionline ( F.SH.)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …