Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë ditës së sotme ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të mbështeten në rrugën e tyre evropiane. Kryetarja kroate po ashtu ka thënë se Kroacia nuk do të ndërhyjë në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. “Në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Kroacia nuk do të ndërhyjë, por do të ndjekë dhe inkurajojë ata”, tha Grabar Kitaroviq në Zagreb pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Këto komente Kitaroviq i bëri pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …