Kryetarja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq i ka drejtuar një letër sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, përmes të cilës i ka shprehur zhgënjimin e thellë për lirimin e Vojsllav Sheshelit nga Tribunali i Hagës. Ajo ka vlerësuar se ky vendim do të ndikojë negativisht në paqen, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Evropën Juglindore. Kryetarja kroate ka tërhequr vërejtjen se ky vendim krijon një precedent negativ, pasojat e të cilit mund të shkojnë përtej Tribunalit të Hagës dhe të njollosin perceptimin e përgjithshëm të publikut botëror për kuptimin, qëllimin dhe kushtet e të drejtës penale ndërkombëtare. Grabar-Kitaroviq në letrën e saj nënvizon se dëshmitarët në rastin e Sheshelit janë frikësuar dhe u është dhënë ryshfet. Ajo ka vlerësuar se ky rast është një precedent i rrezikshëm për të gjitha konfliktet tjera të armatosura, në të cilën, siç thotë ajo, “objektivat ushtarake ndjekin zbatimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në bazë të ideologjive nacionaliste apo raciste dhe propagandës”. Ndryshe nga kryetarja e guximshme kroate, liderët politik në Kosovë dhe Shqipëri nuk dolën me një deklaratë publike për të dënuar vendimin skandaloz të Tribunalit të Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …