leoni

Kivilcim Kiliç: Turqia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Kosovës

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, duke reaguar kundër përpjekjeve  për grusht shteti në Turqi, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizata, terroriste FETÖ, e cila qëndron prapa puçit është shumë e rrezikshme edhe për Kosovën. Në një intervistë për Anadolu Agency, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiliç u shpreh se ata që e kanë kryer këtë akt, duke përdorur tanket, helikopterët e armët e shtetit, të cilët janë dhënë për ta mbrojtur popullin nga armiqtë, janë të pabesë dhe tradhtarë të mëdhenj. Ajo bëri të ditur se këta ishin vetëm një grup, i cili ishte i udhëhequr nga FETÖ, të cilët assesi nuk duhet të përgjithësohen me Forcat e Armatosura Turke. Turqia ende përballet me grupet terroriste si PKK dhe DAESH dhe se ushtarët e shenjtë të Forcave të Armatosura luftojnë terrorizmin në mënyrë intensive. Duke vënë në dukje se ushtarët turq gjithashtu mbrojnë paqen në vende të ndryshme, si në Afganistan, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë Kilic ka saktësuar se  mburret me Forcat e Armatosura të shtetit turk.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …