Kjo nuk është vizita ime e parë, në Reçak, por është e përvitshme, qe 25 vjet, deklaroi miku i shqiptarëve, Viliam Voker

Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, edhe sivjet ka kryer homazhe në Reçak të Shtimes, në 25-vjetorin e masakrës së shëmtuar dhe antinjerëzore që kryen forcat ushtarake e policore të Serbisë, kundër popullatës civile, në këtë fshat. Ai ka saktësuar me këtë rast se kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, por  është e përvitshme, qe 25 vjet. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, miku i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe i banorëve liridashës  të Reçakut e të Shtimes, në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …