Me mbledhjen e tretë të rregullt të Komisionit Komunal të Aksionarëve, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi, Alban Krasniqi, u debatua për Raportin e Bordit të Përkohshëm dhe gjendjen në Ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve. SH. A . Malishevë, si dhe të ndryshme. Anëtarët e KK të Aksionarëve, kërkuan nga Bordi i Përkohshëm, një raport më të detajuar dhe të plotësuar mbi gjendjen e kësaj ndërmarrje si dhe të hartojnë një strategji e cila e ndryshon gjendjen aktuale dhe paraqet objektiva të qëndrueshme zhvillimore.
Në fund KK i Aksionarëve shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë e cila sjellë zhvillim të ndërmarrjes.