KK i Malishevës- Formon Këshillin organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve

KK i Malishevës- Formon Këshillin organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve

Mbledhjen e tretë të rregullt Kuvendi i Komunës së Malishevës, e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi, ku pas debatit jashtë rendit të ditës, rendi i punës u votua me disa ndryshime dhe plotësime.

Në mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për të gjitha çështjet e ngritura nga këshilltarët, për pikat e debatuara, përgjigjje u dhanë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive të cilët paraqiten para këshilltarëve, aktet normative dhe raportet.

Më pas u dsikutuan dhe u miratuan, draft-rregulloret si: Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e Bujqësisë, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe granteve, për Ndërmarrjet e vogla dhe  të mesme (NVM)-ve  në Komunën e Malishevës. Raporti financiar  tremujor Janar- Mars 2022.

Formimi i Këshillit organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve, plane të punës së komiteteve, themelimi i Komitetit  të Urbanizmit, u miratuan edhe lokacionet për grumbullimin dhe transferen e mbeturinave inerte dhe jo inerte.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …