KK i Malishevës i lejon maturantët të shkojnë në ekskursione jashtë vendit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe në këtë mbledhje, ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit, ju ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës. Vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin nr. 02/296, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datë: 19.07.2017, ju kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës. Në nenin e parë të këtij vendimi, thuhej: Miratohet kërkesa e anëtarëve të Kuvendit për ndalimin e ekskursioneve rekreative jashtë Republikës së Kosovës, për maturantët e shkollave të mesme të larta në Komunën e Malishevës. Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të padrejtë dhe në të njëjtën kohë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë diskutimeve dhe deklarimeve të tyre, kërkuan  që udhëzimet e MASHTK, për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …