KK i Malishevës mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2023

Kuvendi Komunal i Malishevës mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2023. Mbledhjen e nëntë të rregullt e drejtoi asamblisti, Eqrem Morina, pasi konstatoi se ka kourum, filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku u ngritën  nga asamblistë disa çështje, si nga infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, për arsim, inspektoratin, mbeturinat etj. Rendi i punës së kësaj mbledhje u miratua me disa plotësim- ndryshime. Asamblistët diskutuan për secilën pikë, shqyrtuan dhe miratuan si dhe shfuqizuan disa vendime të kuvendi, po ashtu shqyrtuan edhe kërkesa të qytetarëve, të OJQ-ve, vendime dhe raporte si: Raportin Financiar për shpenzimet janar- shtator 2023, atë për bujqësi  dhe në fund morën disa vendime për disa komisione për çështje financiare si për Komisionin për Këshillat lokal, Komisioni e Aksionarëve dhe për kompaninë ”Stacioni i autobusëve”, në Malishevë.

May be an image of 3 people

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …