KK i Malishevës mbajti Mbledhjen e parë  për vitin 2023

Kuvendi i Komunës së Malishevës i drejtuar nga kryesuesi, Argjend Thaçi, filloi punimet e sesionit pranveror duke uruar  anëtarët e kuvendit dhe ekzekutivin lokal për bashkërendim dhe bashkëpunim në detyrat dhe planet e punës të cilat do të shqyrtohen këtë vit dhe do të ndikojnë për shërbime të mira qytetarëve. Në këtë mbledhje, nga qeveria lokale merrte pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi bashkë me drejtorët dhe u dhanë përgjigje të gjitha çështjeve të cilat u ngritën nga anëtarët që diskutuan tema të ndryshme. Anëtarët e Kuvendit, diskutuan dhe miratuan e shqyrtuan, raporte pune të komiteteve e komisioneve, morën vendime dhe shfuqizuan disa vendime, miratuan disa rregullore në parim me disa plotësime dhe ndryshime si dhe formuan komisionet për emërtime të rrugëve dhe për zgjedhjen e Bashkësive Lokale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …