KK i Malishevës me votim bënë bartjen e mjeteve nga fondi rezervë në kategoritë ekonomike

Sot u mbajt mbledhja e tretë urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila ishte thirrur me kërkesën e Kryetarit të Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për mbledhjen e tretë urgjente me: Nr.01/933 datë:18.09.2020, për bartjen e mjeteve nga fondi rezervë në kategoritë ekonomike, sipas kërkesës nr.04/78 datë, 18.09.2020 të parashtruar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Pas arsyetimit të kësaj kërkese nga, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj para Këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Malishevës, që këto mjete të bartën për projektet e planifikuar nga ekzekutivi, për këtë pikë debatuan edhe këshilltarët dhe në fund me votë u vendos të bëhet bartja e mjeteve nga fondi rezervë në kategoritë ekonomike, sipas kërkesës nr.04/78 datë, 18.09.2020 të parashtruar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Për bartjen e mjeteve, kanë votuar shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …