KK i Malishevës miratoi KAB-in 2024- 2026

Mbledhjen e parë urgjente të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi. Pikë e vetëm e këtij takimi ishte. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024- 2026. Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe  Finacë, Blerim Thaçi, para asamblistëve  prezantoi në hollësi  Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2024- 2026. Më pas u zhvillua një debat nga asamblistët për këtë pikë të vetëme të rendit të ditës dhe iu shtruan shumë pyetje drejtorit, Blerim Thaçi. Në fund të gjitha pyetjeve dhe kërkesave iu përgjigj, drejtori, për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe pasi përfunduan diskutimet, me shumicë votash kuvendi miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.  Opozita e braktisi  votimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024- 2026.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …