KK i Malishevës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027  

Sot në mbledhjen e -I- (parë) të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi Argjend Thaçi u miratuan këto pika.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/209 datë:21.05.2024.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë nr.04/571 datë:24.06.2024,  për rritjen e kufirit të të hyrave vetanake për vitin 2024.

– Të ndryshme.

Pas një debati të gjerë që zhvilluan asamblistët për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027 dhe pyetjet që ngritën për drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, më pas ai u përgjigj për secilën pyetje duke dhënë përgjigje  dhe argumentuar planifikimet në këtë dokument bazik. Po ashtu u diskutua edhe për rritjen e kufirit të hyrat vetanake për vitin 2024, si dhe të ndryshme.

May be an image of 8 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Takim lamtumirës me këshilltarin bilateral nga Forcat e Armatosura të Turkiye, Kolonel Mustafa Pamuk

Sot prita në takim lamtumirës këshilltarin bilateral nga Forcat e Armatosura të Turkiye, Kolonel Mustafa …