KK- i Malishevës nuk e shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020/2022

Mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku këshilltarët e subjekteve politike ngritën shqetësimet e tyre për gjendjen në kanalizime, rrugë, objekte publike, ndriçim, ujësjellës, arsim, që kanë nevojë për investime në mirëmbajtje si dhe në çështje tjera me interes për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për të gjitha çështjet e ngritura nga këshilltarët iu përgjigj, pyetje për pyetje, duke iu ofruar informacione dhe argumente për të gjitha projektet e kryera dhe ato që janë në proces e që do të vazhdojë me projekte edhe në të ardhmen, me qëllimin që qytetarëve t’u ngritët standardi i mirëqenies social-ekonomike dhe Malisheva të ofroi kushte më të favorshme për zhvillimin e biznesve e këtu, ndihmon me të madhe inkubatori i biznesit, parku i biznesit, banimi social, shtëpitë që po ndërtohen për nevojtarët, pesë shtëpi me donatorë dhe bashkëfinancim dhe pesë të tjera veç, me donatorë.

Me largimin e pikës së pestë nga shqyrtimi, këshilltarët e Nismës Socialdemokrate, lëshojnë mbledhjen, pas pauzës, rendi i ditës miratohet vetëm nga këshilltarët e opozitës  ku me shumicë votash e largojnë për shqyrtim Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020/2022.

Mbledhja vazhdoi, me shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Integritetit e raporteve të dërguara nga drejtoritë komunale si, për bujqësi, përformancës komunale, kurse për pishinën gjysmë olimpike, u kërkua nga Drejtoria e Urbanizimit të ofroi fizibilitet për lokacionet, jashtë pishinës aktuale në fshatin Banjë. Në fund u shqyrtuan dhe u miratuan kërkesat e qytetarëve për ndërrim-destinim të tokave bujqësore në ato ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …