KK i Malishevës përfundoi mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022

Kuvendi Komunal i Malishevës përfundoi mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e drejtoi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, i cili para  këshilltarëve paraqiti rendin e punës  të kësaj mbledhje ku u miratua me disa ndryshime dhe plotësime. Në mbledhje morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtorët të cilët kishin për të raportuar në këtë takim pune të kuvendit, ku për të gjitha temat që u ngritën nga këshilltarët diskutantë iu përgjigj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi,  dhe drejtorët, pas prezantimeve të pikave si, Blerim Thaçi, nga Drejtoria për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Arbëreshë Krasniqi, Drejtoria për Arsim dhe Edukim , Sylë Dukolli nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe nga Drejtoria e Inspektoratit, Hafir Rexha. Pikat që u diskutuan dhe u miratuan sot nga këshilltarët ishin: Kërkesat e kryetarit për ndryshim dhe plotësimin e vendimit të Kuvendit për themelimin e vend gjuetisë, kërkesa e drejtorisë Ekonomi, financë dhe Buxhet për bizneset që kanë ndërprerë veprimtarinë dhe atyre joaktive, nga arsimi, përgatitjet dimërore në shkolla, ndalimi i shërbimeve me shishe, largësia nga institucionet publike 500m dhe 400m, lejimi i ndërtimit të rrethojave të varrezave në fshatin Shkozë si dhe disa kërkesa të qytetarëve për çështje shëndetësore dhe plotësimi i dy komiteteve të urbanizmit dhe të diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, …