KK i Malishevës, vendosi për ndarjen e çmimeve për 16 Qershor

Kuvendi i Komunës së Malishevës, duke u bazuar në nenin 9 të statusit të komunës, ka vendosur për ndarjen e çmimeve për nder të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, për trimëri dhe heroizëm, për kontribut në shkollën shqipe dhe për kontribut në shëndetësi. Për këtë vit, Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka ndarë çmimet, sipas propozimeve të dala nga Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit. Çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi” për këtë vit ju ka ndarë veteranëve luftëtarë, Ismet Kafexhollit dhe Avdi Gashit, çmimi për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju ka ndarë Fatmire Bogiqit (pas vdekjes) dhe Xhemajl Bytyçit, dhe çmimi për kontribut në shëndetësi “dr.Shpëtim Robaj”, ju ka ndarë mjekut Mexhid Toplana dhe infermierit të pensionuar Hajrë Mazrekut. Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet, më 16 Qershor, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, dhe këto çmime i dorëzon Kryetari i Komunës. Përndryshe, më 16 Qershor, shënohet Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sipas kësaj agjende:

Në ora 10:00-Mbledhje solemne të KK dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve-vendi: oborri i Komunës së Malishevës.

Në ora 10:30-Homazhe dhe nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari-vendi: Sheshi i Dëshmorëve në qytet, pastaj vazhdohet me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku edhe bëhet përurimi i lapidarit për dëshmorë dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.

Aktivitete të tjera kulturore dhe sportive nuk do të mbahen, për shkak të situatës me pandemi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …